Добро пожаловать
Вход

Категории

Top News - Mafia dhe medikamentet/ Kalabri, pranga presidentit rajonal

[an error occurred while processing the directive]
Добавлено от Admin В Русские боевики и сериалы
3 Просмотры

Спасибо! Поделитесь с друзьями!

URL

Вам не понравилось видео. Спасибо за то что поделились своим мнением!

[an error occurred while processing the directive]
К сожалению, только зарегистрированные пользователи могут создавать списки воспроизведения.
URL


Описание

Domenico Tallini, presidenti 68-vjeçar i Këshillit Rajonal të Kalabrisë u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpie nga Karabinierët e Catanzaro si pjesë e një operacioni kundër klanit 'Ndrangheta të Grande-Aracri di Cutro.
Akuza është për konkurrencën e jashtme në organizatën mafioze dhe shkëmbimin politik elektoral të mafies. Operacioni u kodua "FarmaBusiness" dhe rezultoi në arrestimin e 19 personave, përfshirë presidentin e këshillit rajonal.
Sipas hetuesve, marrëdhëniet e Domenico Tallini me klanin Grande Aracri do të kishin të bënin me krijimin e një kompanie, me bazë në Catanzaro, që synonte shpërndarjen me shumicë të produkteve medicinale përmes një rrjeti pikash shitjesh të përbërë nga farmacitë dhe parafarmacitë (19 në Kalabri , dy në Pulia dhe një në Emilia Romagna).
Tallini siguronte mbështetje për bandën, veçanërisht në fazën fillestare të projektit dhe ndërhyrja e tij, sipas asaj që raportuan karabinierët, gjithashtu do të ishte reciproke me mbështetjen e bandës në zgjedhjet rajonale të nëntorit 2014.
Kontributi i Tallini, i zgjedhur nga Forza Itallia ishte vendimtar për të marrë autorizimet e nevojshme për krijimin e ndërmarrjes për shpërndarjen e ilaçeve. Më në fund, u konstatua roli i profesionistëve dhe sipërmarrësve në realizimin e programit të bandës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kalabri#Mafia#TopChannel

Написать комментарий

Комментарии

Комментариев нет.

Карта сайта и Video sitemap
Яндекс.Метрика